17.5 C
Tirana

Vengu: Rama kërkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit

Më datë:

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi sot në Kuvend se kryeministri Edi Rama është ai që ka përsëritur në mes të Beogradit kërkesën për njohjen e Kosovës.

Duke replikuar me deputetin e Partisë Mundësia, Erald Kapri, Vengu u shpreh se, “nuk besoj se ju si grup parlamentar apo grupet parlamentare të opozitës mund të na japin leksione patriotizmi për Kosovën”.

“Kryetari i kësaj qeverie, kryeministri është ai që ka përsëritur në mes të Beogradit kërkesën për njohje të Kosovës, jo vetëm në mitingje, jo vetëm pas kuintave diplomatike, po në mes të Beogradit”, tha Vengu.

“Kjo qeveri, jo vetëm që ka çuar përpara projekte zhvillimore të Kosovës, por sikundër ju keni çuar përpara Rrugën e Kombit, ne po çojmë përpara Hekurudhën e Kombit”, u shpreh Vengu.

“Kjo qeveri ka përfshirë Kosovën në kuadër të bashkëpunimeve strategjike, ushtarake dhe rajonale, për herë të parë dhe besoj se është moment që edhe ju t’i bashkoheni iniciativës që dhe ne kemi përqafuar për ta futur Kosovën, bashkë me Kroacinë në iniciativa ushtarake dhe mbrojtje rajonale”, tha Vengu.

“Nuk keni thënë asnjë fjalë për këtë gjë, nuk e keni përshëndetur kurrë këtë gjë dhe është momenti ta thoni”, iu drejtua Vengu deputetëve të opozitës.

Prandaj, shtoi ministri, “nuk ka leksione patriotizmi askush për të na dhënë këtu. Hajdeni nesër në protestë t’i bashkojmë fuqitë, të bashkohemi si komb dhe këto tregime me gisht që bëni ju me mocione dhe me debate e kuptoj që është i vetmi instrument që ju ka mbetur, por keni dhe instrumente të tjerë, siç është uniteti kombëtar, për këto çështje”.

Deputeti Erald Kapri kërkoi nga Kryetari i Kuvendit që të thërrasë kryetarët e grupeve parlamentare dhe të diskutojnë seriozisht për çështjen e Kosovës.

“Nuk mund të lihet Kosova në këtë moment të vështirë dhe të provokohet e gjithë opozita dhe të thuhet ‘dilni në një miting’”, tha ai.

“Që e majta ka një kompleks të madh me Kosovën kjo dihet, por mos u mundoni që ta banalizoni se historia e së majtës nis herët me Kosovën që në vitet ’40, që me faktin që shteti shqiptar ishte përgjegjës në vrasjen e mijëra të rinjve kosovarë në masakrën e Tivarit”, tha Kapri.

Prandaj ai kërkoi që Kuvendi të bëjë një seancë të posaçme për Kosovën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Mbështetje për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu sot mbështetjen...

“100 vite larg Evropës në infrastrukturë”, Noka: Bela Mafia ka 10-fishuar vlerën e tenderave

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, akuzoi ministren...

Zbardhen amendamentet e PD, çfarë kërkon opozita për projektvendimin e ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Zbardhen amendamentet e Partisë Demokratike për projektvendimin e ngritjes...