Vendimi i Qeverisë zvicerane për testimet

Më datë:

Autoritetet shëndetësore zvicerane kanë vendosur të zgjasin testet për pacientët e mundshëm të koronavirusit, si pjesë e strategjisë së planifikuar të qeverisë për dalje nga Covid-19

Të gjithë pacientët me simptoma të një sëmundje akute të frymëmarrjes, me ose pa ethe, me dhimbje të muskujve dhe humbje të shijes dhe erës, duhet të testohen sipas një deklarate nga Zyra Federale e Shëndetit Publik, përcjell albinfo.ch.

Mjekët gjithashtu do të lejohen të testojnë pacientët në spitale, si dhe banorët e shtëpive të njerëzve të moshuar, edhe nëse nuk tregojnë simptoma.

Zyra tha se masat ishin një masë paraprake për të parandaluar një rritje të rasteve Covid-19 kur kufizimet e qeverisë do të lehtësohen gradualisht që nga e hëna e ardhshme.

Në të njëjtën kohë, autoritetet shëndetësore planifikojnë të rifillojnë një politikë të gjurmimit të kontaktit duke përdorur një aplikacion në telefonat mobil, përcjell tutje albinfo.ch.

Sidoqoftë, zyra këshillon kundër një fushate të gjerë me teste gjaku.

Ekspertët argumentojnë se të ashtuquajturat testet diagnostikuese të zinxhirit të polimerazës (PCR) janë më të besueshme. Ato bazohen në ekzemplarë të marrë nga shtuprat e hundës dhe pështymës së një pacienti.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Nuk jemi kundër investimeve”, Berisha: zgjedhjet duhen përgatitur nga qeveri kujdestare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për...

Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës

Është ndërprerë seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndërsa trupi...

Malaj: 121 kamera të reja në dogana për modernizimin e monitorimit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, drejtori i përgjithshëm i...

Bardhi: PD sjell në parlament zërin e qytetarëve që protestojnë

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi sot në Kuvend...