Vendimi i Qeverisë: ​Institucionet publike e private obligohen të reduktojnë stafin për shkak të coronavirusit

Më datë:

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, ka paraqitur në mbledhjen e qeverisë kërkesën e vet të koordinuar me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike që obligon institucionet private dhe publike riorganizimin e punës.

“Me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit IKSHPK na ka rekomanduar si Ministri e Shëndetësisë dhe pas takimit me komitetin për parandalimin e pandemisë COVID-19 kërkoj që të përkrahni vendimin për aprovim që konsiston që të gjitha institucionet private dhe publike organizohen të organizojnë punën në distancë fizike ose nga shtëpia online”, tha Ministri Zemaj.

Më tutje Zemaj ka bërë të ditur gjithashtu se institucionet e qeverisë dhe inspektorët janë të obliguar të ndërmarrin masa në funksion të respektimit të masave të reja.

“Të gjitha institucionet publike dhe private obligohen të shtojnë kontrollet rigoroze të bërtjes së maskave, obligohen të organizojnë punën me stafin e tyre në përputhje me manualin, obligohen nga institucionet e qeverisë së Kosovës dhe inspektoratet relevante të marrin masa për respektimin e këtij vendimi.”, tha Zemaj.

Zemaj gjithashtu ka bërë të ditur se vendimi do të hyjë në fuqi në ditën e nënshkrimit dhe tutje Hoti ka kërkuar që të respektohet manuali për parandalimin e pandemisë COVID-19. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dardhë e pjekur me mjaltë dhe arra

Nëse sot është një nga ato ditët ku nuk...

Qeveria: Objektiv, anëtarësimi deri në 2030-ën

Qeveria dorëzoi në Kuvend raportin mbi ecurinë e anëtarësimit...

Apeli e rrëzoi, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen për masën e sigurisë së Ilir Metës

Ilir Meta ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë...

Hetime për shpërthimin në kasollën e bagëtive në Tepelenë

Detaje të reja mësohen lidhur me ngjarjen e 21...