Veliaj harron tërmetin, hap garën për godinën e re të Bashkisë: Mund të aplikoni të gjithë

Më datë:

Bashkia e Tiranës shumë shpejt do të ketë një godinë të re. Ka qenë kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që ka njoftuar se shumë shpejt do të zhvendoset godina, nga qendra drejt zgjatimit të bulavardit të ri.

Në një reagim në mediat sociale, kreu i Bashkisë ka njoftuar se gara për të gjitha kompanitë do jetë e hapur dhe fton të gjithë të marrin pjesë me projektet e tyre. Zhvendosja e bashkisë në një godinë të re do jetë një nga projektet që përfshihen në 100 vjetorin e Tiranës si kryeqytet.

Sot, pas 100 vitesh kryeqytet, me sfida, zhvillim dhe histori, Bashkia Tiranë vazhdon traditën e konkurseve të hapura të arkitekturës duke shpallur garën për projekt idenë e dizajnit të Bashkisë së re të Tiranës. Godina e re do të ngrihet në Bulevardin e Ri të Tiranës, qendrën administrative të kryeqytetit për 100 vitet e ardhshme. Ftojmë të gjithë arkitektët dhe studiot e projektimit, lokale dhe ndërkombëtare të bëhen pjesë e këtij konkursi për një ndërtesë të re bashkëkohore dhe të përshtatshme për qeverisjen lokale të shekullit të 21-të: pa gjenerim karboni (carbon neutral) dhe tërësisht e pavarur nga energjia e rrjetit (net-zero energy building). #Tirana100 – Bashkia e re – 0 impakt mjedisor. Më shumë informacion mund të gjeni në faqen: competitions.tirana.al! Për aplikimet competitons@tirana.al“, njofton Veliaj.

Njoftim i Veliajt për hapjen e garës për godinën e re, duket se është thyerja e një vendimi të marrë nga Edi Rama që ndalon institucionet që të zhvillojnë tendera gjatë kohës së gjendjes së emergjencës pas tragjedisë së 26 nëntorit. Kur ende nuk kanë nisur ndërtimet e shtëpive të të prekurve nga tërmeti, Veliaj ka menduar që ndërojë ‘shtëpinë e re’ të tij.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti, Hamza dhe Abdixhiku hapin zyrtarisht fushatën elektorale

Partitë politike në Kosovë nisën zyrtarisht fushatën elektorale për...

Zelensky: Rreziku nga Rusia po rritet për vendet evropiane

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka paralajmëruar se informacionet e...

PD: ADS ngrihet mbi katër shtylla korruptive

Partia Demokratike, reagoi sot në lidhje me krijimin e...

Ibrahimaj: 600 miliardë lekë kursime nga transformimi digjital, ADS hap fazën e re të inovacionit teknologjik

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë...