15.5 C
Tirana

Vdekja e 61-vjeçarit në minierën e Bulqizës, shoqërohen inxhinieri dhe tekniku i galerisë

Më datë:

Pas gjetjes së trupit të pajetë të 61-vjeçarit, Muharrem Plakut, i cili mbeti i bllokuar disa ditë në një nga galeritë e minierës së Bulqizës, policia, ka bërë shoqërimet e para.

Uniformat blu kanë shoqëruar në komisariat teknikun, Saba Hasani dhe inxhinierin e minierës Veli Losha. Këta të fundit priten të japin dëshminë e tyre në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe nëse janë zbatuar të gjitha rregullat e sigurimit gjatë punës në galeri.

Kujtojmë se Plaku, mbeti i bllokuar në një nga galeritë e minierës, pasi hyrja kryesore u bllokua nga inerte të shumta.

Pavarësisht punës intensive të kolegëve dhe policisë, ishte thuajse e pamundur që rruga të zhbllokohej në kohë dhe 61-vjeçari të dilte shëndoshë e mirë nga galeria.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Projektligji për barazinë ligjore ka për qëllim shkatërrimin e familjes

Në Kuvend sot pritet të diskutohet projektligji për barazinë...

Sekuestrohen pasuritë e tre personave dhe kompanive të tyre

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e tre shtetasve...

Kosova ndalon importin e shpendëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

Kosova e ka ndaluar përkohësisht importin e shpendëve të...

Tabaku: Nevojitet skemë e plotë pensionesh, trajtim me dinjitet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se...