Vata: Landfilli i Matit, jashtë funksionit

Kryetarja e degës së Partisë Demokratike në Mat, Denisa Vata deklaroi sot se landfilli i Matit, i përuruar tre muaj më parë nuk funksionon.

“Edhe pse janë shpenzuar 410 milionë lekë nga taksat e qytetarëve, gropa e hapur për landfill është ende bosh, ndërkohë që mbeturinat e bashkisë Mat shkarkohen diku ngjitur me landfillin. I

ashtuquajturi landfill është jashtë funksionit, pasi mbeturinat janë të hedhura në rrugë duke bllokuar madje dhe hyrjen për në gropën e depozitimit”, tha Vata.

Kjo sipas saj, është “gropa e sebepit apo pretekstit për dikë në nashkinë Mat për të çelur një tender, e mbyllur sytë, kur vidhen paratë e taksapaguesve”.

“Landifilli nuk ka qenë në funksion asnjë ditë.

Madje punonjësit deklarojnë, jashtë kamerave se nuk duan të humbasin punën dhe bukën e gojës, se është tentuar disa herë të groposen mbeturinat, por janë groposur makineritë e Bashkisë, për të cilat është dërguar më pas eskavatori për të bërë nxjerrjen e tyre.

Kjo vjen si pasojë e punimeve të dobëta dhe abuzive dhe mos hedhjes së bazamentit të drenazhimit.

Mbulimi vetëm me skorje, mbi normativën e lejuar, nuk lejon makinat që të shkarkojnë.

Mosdrenazhimi ka sjellë dhe shembjen e këtij landfilli në anën e poshtme”, tha ajo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi