Vaksinimi kundër Covid-19 në Zvicër, edhe në vitin 2022 pa pagesë

Më datë:

Vaksinimi kundër Covid-19 duhet të jetë pa pagesë për popullatën e Zvicrës edhe në vitin 2022. Këtë e ka vendosur Këshilli Federal në mbledhjen e vet të mbajtur të premten, më 3 dhjetor.

Shpenzimet e vaksinimit do të vazhdojnë të përballohen nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor (OKP), Qeveria Federale dhe kantonet, thuhet në komunikatën për shtyp të qeverisë.

Qasja në vaksinimin kundër Covid 19 duhet të jetë e lehtë dhe falas edhe në vitin e ardhshëm, transmeton albinfo.ch. Qeveria federale do të vazhdojë të blejë vaksina kundër Covid-19 dhe kantonet do të organizojnë vaksinimin.

Prandaj, vaksinimi për imunizimin bazë dhe vaksinat përforcuese do të vazhdojnë të përballohen nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor (OKP), qeveria federale dhe kantonet. OKP mbulon kostot e vaksinimeve dhe vaksinave për njerëzit që kanë sigurim shëndetësor në Zvicër.

Nuk ka zbritje të franshizës për personat e siguruar me OKP.

Qeveria Federale mbulon ato vaksinime që nuk mbulohen nga OKP, si për shembull vaksinimet për njerëzit që jetojnë në Zvicër por që nuk janë të siguruar me OKP, për zviceranët jashtë vendit dhe anëtarët e tyre të ngushtë të familjes, për udhëtarët ndërkufitarë dhe vaksinimet e kryera në farmaci.

Për këtë, Këshilli Federal ka zgjatur edhe për një vit dispozitat përkatëse në Urdhëresën e Epidemisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës: Nafta të shitet jo më shumë se 206 lekë për litër

Bordi i Transparencës në datë 2 Maj 2026, në...

“Sali kolltuku”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Ti bën para nga regjimi i Ramës

Gara për kryetarin e Partisë Demokratike ka bërë që...

Deklarohen ‘pasuri kulturore e paluajtshme’ Parku arkeologjik Bylis dhe Klos dhe e Orikumit

Këshilli i Ministrave, i mbledhur këtë të premte, 17...

Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse

Dronët ukrainas goditën portin rus të Tuapses në Detin...