14.5 C
Tirana

Universitetet Harvard dhe Yale hetohen “fonde të fshehta”

Më datë:

Autoritetet në SHBA kanë hapur hetim ndaj univeristeteve prestigjioze Harvard dhe Yale me dyshimin se kanë marrë fonde të fshehta nga shtete të huaja, përfshirë Arabinë Saudite dhe Kinën, (AA).

Sipas BBC, Harvard dhe Yale dyshohet se nuk u kanë raportuar autoriteteve në mënyrë të duhur për miliona dollarë të fituara nga marrëveshjet dhe donacionet e huaja.

Departamenti amerikan i Arsimit ka thënë se nga korriku i vitit 2019, kanë zbuluar rreth 6,6 miliardë dollarë në fonde të paraportuara më parë nga vende si Katari, Kina, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Departamenti, i cili ka hapur hetimin, tha se vlera e fondeve të paraportuara mund të jetë edhe më e madhe se 6,6 miliardë dollarë.

Zyrtarët amerikanë më herët i kanë përshkruar shpenzimet e huaja në universitetet amerikane si “vrimë e zezë” dhe kanë paralajmëruar se këto para ka gjasa të përfshijnë edhe kushtëzime të caktuara.

“Kjo ka të bëjë me transparencën. Nëse kolegjet dhe universitetet pranojnë para dhe dhurata të huaja, studentët, donatorët dhe tatimpaguesit e tyre meritojnë të dinë sa dhe nga kush kanë ardhur”, tha sekretari amerikan i Arsimit, Betsy DeVos.

Ndërkohë, universitetet Harvard dhe Yale njoftuan se janë duke përgatitur një përgjigje për qeverinë.

Sipas ligjeve të SHBA-së, universitetet janë të detyruara t’ua raportojnë autoriteteve të gjitha marrëveshjet dhe fondet e huaja që kalojnë vlerën mbi 250 mijë dollarë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Perspektiva e paqartë për centrale të reja në Zvicër

Fondacioni Zviceran për Energjinë (SES) paralajmëron se heqja e...

Përplasjet me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca Shehajn

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda...

Truri “fiket” papritur para gjumit

Truri përgjumet në mënyrë të papritur dhe jo gradualisht....

Trump shpall Arabinë Saudite aleat kryesor jo-NATO dhe nënshkruan marrëveshje historike

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur Arabinë Saudite si...