Ulen tensionet, Erdogan bisedë virtuale me Macron: Turqia e Franca të bashkëpunojnë për të luftuar terrorizmin

Më datë:

Turqia dhe Franca mund të bashkëpunojnë për të luftuar terrorizmin dhe të kontribuojnë për të garantuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon, i tha Presidenti Rexhep Tajip Erdogan homologut të tij francez Emmanuel Macron në një bisedë virtuale.

Në një deklaratë, Drejtoria e Komunikimit Presidenciale e Turqisë tha se Erdogan i tha Macron se dialogu midis udhëheqësve ka luajtur gjithmonë një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet dhe se të dy vendet mund të ndërmarrin hapa të përbashkët për të luftuar terrorizmin.

“Turqia, Franca mund të japin kontribute të rëndësishme në sigurinë, stabilitetin, përpjekjet e paqes nga Evropa në Kaukaz, Mesdhe dhe Afrikë,” tha Erdoğan.

Në janar, Macron i dërgoi një letër Erdoganit duke shprehur synimet e tij për të përmirësuar marrëdhëniet, pas tensionimeve që patën muajt e fundit, ku Erdogan e akuzoi Macron për islamofobi dhe vinte në dyshim “shëndetin e tij mendor”, duke e quajtur atë një ” problem për Francën”.

Gjithashtu Turqia dënoi ndërhyrjen e Francës në mosmarrëveshjen e Mesdheut Lindor, duke qenë se ajo nuk ka territor në rajon.

Franca akuzoi anijet luftarake turke për sjellje agresive pasi anija e saj luftarake u përpoq të inspektojë një anije në qershor për të cilën dyshonte se po shkelte embargon e armëve të Kombeve të Bashkuara në Libi, por Turqia e ka mohuar këtë gjë.  

Por dy vendet, Turqia dhe Franca kanë zgjedhur që këto mosmarrëveshje t’i lënë pas dhe të zbusin tensionet mes tyre duke intensifikuar marrëdhëniet e bashkëpunimit mes tyre.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...