10.5 C
Tirana

Ukraina dhe Irani diskutojnë për rrëzimin e avionit

Më datë:

Kryediplomatët e Ukrainës dhe Iranit në një bisedë telefonike të zhvilluar mbrëmë kanë diskutuar për rrëzimin e avionit ukrainas, i cili u rrëzua pranë Teheranit më 8 janar.

“Diskutuam për kthimin në atdhe të trupave të viktimave ukrainase dhe po ashtu edhe për rolin e Ukrainës në hetimin e përbashkët, veçanërisht qasjen në kutitë e zeza”, shkroi në Twitter kryediplomati ukrainas, Vadym Prystaiko.

Prystaiko shtoi se kërkesat e Ukrainës mbeten të pandryshuara.

Më 8 janar, të gjithë 167 pasagjerët dhe 9 anëtarët e ekuipazhit humbën jetën pasi avioni u rrëzua nga raketat iraniane menjeherë pas ngritjes nga një aeroporti në Teheran.

Viktimat në avion ishin nga gjashtë vende, gjegjësisht 82 nga Irani, 57 nga Kanadaja, 11 nga Ukraina, 10 nga Suedia, 4 nga Afganistani dhe 3 nga Mbretëria e Bashkuar.

Fillimisht, Irani tha se nuk e rrëzoi avionin por më vonë pranoi se një “gabim njerëzor” kulmoi me lëshimin e raketave, njoftim i cili pasoi demonstrata kundër regjimit në Iran.

Irani arrestoi disa persona për të cilët tha se ishin fajtorë për lëshimin e raketave, por ekspertët pretendojnë se janë arrestuar personel i nivelit të ulët për të mbrojtur disa zyrtarë të rangut më të lartë.

Fatkeqësia ndodhi disa orë pasi Irani lëshoi raketa në bazat irakiane në shenjë të hakmarrjes për vrasjen e kryekomandantit iranian, Qasem Soleimani, nga një sulm ajror i SHBA-ve në Bagdad më 3 janar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur! Tarifat e Trump, gabim

Nga Forumi Ekonomik Botëror, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula...

Gjykata rikthen në detyrë në Bashkinë e Tiranës, Alban Dokushin

Gjykata Administrative ka vendosur të rikthejë në detyrë Alban...

DAVOS – Trump do të zhvillojë të enjten ceremoninë e nënshkrimit të Bordit të Paqes

Presidenti amerikan, Donald Trump do të bëjë një njoftim...

Mbledhja e Byrosë së Kuvendit, Noka: Nga 30 ditë, na përjashtuan deri në mars

Sot u mblodh Byroja Kombëtare e Kuvendit, e cila...