Uji i nxehtë vërshon nga hëna e ngrirë e Saturnit

Më datë:

Astronomët kanë vënë re një rrjedhë të madhe uji të përshkojë hapësirën, e cila e ka burimin nga Enceladus, hëna e akullt e Saturnit.

Hëna  ka nëj gjerësi prej 504 km  dhe njihet  për gejzerat e saj, por ky veçohet nga të tjerët. Rrjedha shtrihet për 9600 km, sa largësia ajrore midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Japonisë.

Shkencëtarët janë të mahnitur pas Enceladus sepse oqeani i saj i kripur nëntokësor mund të ketë të gjitha kushtet e nevojshme për zhvillimin e jetës.

Shpërthimi i ri i ujit është kapur nga teleskopi James Webb. Shkalla e tij është gjigande pasi sipas vlerësimeve, po vërshonin 300 litra ujë në sekondë. Kjo do të ishte e mjaftueshme për të mbushur një pishinë olimpike në vetëm pak orë.

Temperatura në sipërfaqen e hënës së akullt është -200 gradë Celsius. Por në bërthamën e saj, shkencëtarët mendojnë se është mjaftueshëm nxehtë për të ngrohur ujin duke shkaktuar gejzerat

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, i është drejtuar Gjykatës...

Trump akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit mes pasigurive për bisedimet

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar në një...

Policia mohon rrezikun për fëmijët në Tiranë pas identifikimit të dy shtetaseve iraniane

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku pretendohej...

Drejtësi për Liridona Ademajn, dënim maksimal për të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me burgim...