12.5 C
Tirana

U kapën me 300 doza ekstazi, në pranga 4 gazetarë në Tiranë: Drogën e shisnin në ish-Bllok

Më datë:

Katër të rinj përfunduan në pranga në Tiranë si pasojë e një operacioni policor të quajtur “Drug party”. Gjatë kontrollit fizik të tyre, efektivët u kanë sekuestruar 300 tableta ekstazi (MDMA)

“Gjithashtu gjatë kontrollit të dyqanit të shtetasit Ergis Noka, në rrugën “Pjetër Bogdani”, u gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale, disa pajisje elektrike të cilat dyshohet se përdoren për kultivimin të lëndës narkotike kanabis”, njoftoi policia.

Katër të arrestuarit nga Antidroga e Tiranës, Ergis Noka, Drin Vjerdha, Kristofor Pandelejmoni dhe Mario Çerra punonin si gazetarë në një portal lajmesh.

Ata kishin një zyrë në zonën e ish-Bllokut, të cilën e përdornin për shpërndarjen e lëndës narkotike.

Kryesisht aktivitetin e ushtronin në zonën e ish-Bllokut. Gjatë kontrollit në zyrat e portalit janë gjetur dhe pajisje që përdoren për kultivim kanabisi.

Grupi hetimor ka dyshime se të arrestuarit kultivon drogë në vende të tjera. Sa i takon ekstazisë dyshohet se ata e siguronin përmes Kosovës dhe Serbisë.

Çmimi i ekstazisë shitej 1 mijë Lekë më shumicë kurse 1 tabletë e vetme kushtonte 3 mijë Lekë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Një hap më afër BE-së, Kosova pranohet si anëtare në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) është bërë institucioni...

Erdogan: Gaza ka nevojë për shërim dhe rindërtim

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan tha të premten se...

Përplasjet me Peleshin, PS kërkon përjashtimin e Bardhit me 30 ditë nga Kuvendi

14 deputetë socialistë i kanë drejtuar dje, 17 tetor,...

Prokuroria çon në gjyq 3 të pandehur, mes tyre nipërit e Agron Kapllanajt

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit...