4.5 C
Tirana

U kapën duke transportuar mallra të kontrabanduara nga Greqia, pranga dy shqiptarëve, shoqërohet edhe doganieri

Më datë:

Dy shtetas shqiptarë janë vënë në pranga ditën e sotme pasi u kapën në flagrancë në aksin rrugor “Kakavije-Gjirokastër”, duke transportuar mallrat të kontrabanduara nga Greqia.

Në pranga u vunë shtetasit me iniciale D. M., 45 vjeç, dhe R. D., 54 vjeç, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”.

Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e mallrave të kontrabanduara, si produkte deti, medikamente dhe veshje, me vlerë të konsiderueshme dhe po ashtu sekuestrimin e autobusit me të cilin po kalonin mallrat.

Pas ngjarjes është proceduar penalisht edhe një doganier i Degës Doganore Kakavijë, pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Në aksin rrugor “Kakavije-Gjirokastër”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar autobusin që këta shtetas e drejtonin me radhë. Gjatë kontrollit në autobus janë gjetur kuti me produkte të ndryshme deti, me peshë rreth 178 kg, 45 kuti me medikamente dhe 159 kuti me këpucë të markave të ndryshme, të cilat dyshohet se i këta shtetas i kanë kontrabanduar nga Greqia.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. H., 40 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganier në Degën Doganore Kakavije, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

OJQ-të grevë simbolike: Kosova ka nevojë për sundim të ligjit e jo inkurajim të korrupsionit

Koalicioni i organizatave joqeveritare i përbërë nga Instituti i...

Ivanka Trump interes për historinë e kulturën shqiptare, ndan tre librat që po lexon

 Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump...

Viktor Zhusti në 83-vjetorin e lindjes, “Artisti i Merituar” që vijon të dhurojë emocione në skenën e teatrit shqiptar

 Aktori i njohur i Teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Viktor...

Rama në Jordani, pritet nga Mbreti Abdullah II

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në...