Avokati dhunon punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Vlorës

Më datë:

Një punonjës sigurie në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë është dhunuar gjatë ditës së sotme, 10 tetor, nga një avokat.  Ngjarja ka ndodhur në hyrje të gjykatës, në pjesën ku kryhet kontrolli ndaj qytetarëve për të detektuar metalet.

Sipas burimeve, avokati R.D., ka tentuar të hyjë në zonën e kontrollit, ku kalohen pajisjet, por është penguar nga punonjësi i sigurisë.

Pas një debati verbal, situata ka degjeneruar në dhunë fizike ndaj punonjësit të gjykatës.

Menjëherë pas incidentit, avokati është shoqëruar në policinë e Vlorës për të dhënë shpjegime mbi ngjarjen.

Ky incident vjen pas ngjarjes tragjike të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, më 6 tetor, në sallën e gjyqit, në Gjykatën e Apelit Tiranë. Gjyqtarët zhvilluan dje, 9 tetor, një mbledhje ku u kërkua një plan i ri masash për institucionet e drejtësisë.

Këtë të premte, kreu i GJKKO-së Erjon Bani dhe drejtori i Gardës së Republikës Simon Zereci zhvilluan një takim sëbashku dhe inspektuan nga afër ambientet e Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK)

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Këlliçi sulmon Ramën: Fjalim i planifikuar, nuk i shpëton revoltës qytetare

Pas konferencës së mbajtur nga kryeministri Edi Rama, ditën...

Hita pret fëmijë në zyrë për 1 Qershorin: Punonjësi i policisë, mik i besuar i juaji

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita,...

Rama: “Ndajeni mendjen si doni të vazhdojmë”, mesazh i fortë në deklaratë politike

Kryeministri Edi Rama teksa foli për situatën në Zvërnec,...