21.5 C
Tirana

U gjet i pajetë pas 6 ditësh kërkime, minatori u fut në vendin e sigurisë për t’i shpëtuar vdekjes

Më datë:

Detaje të trishta janë mësuar nga vdekja e minatorit Muharrem Plaku, që u gjet i pajetë pas 6 ditësh kërkime. 61-vjeçari ngeli i bllokuar në galeri në zonën D, në 450 metra thellësi.

Mësohet se në momentin e shembjes së masivit shkëmbor minatori është futur në një boshllëk katror të ndërtuar prej druri të cilët vendosen ku ka rrezik shembjeje, por ka qenë e pamundur që ky vend të mbrojë jetën e tij.

Kjo pasi janë shembur me qindra metër kub masiv shkëmbor, duke i shkaktuar dhe vdekjen e menjëhershme 61-vjeçarit.

Duket se minatori ka bërë edhe përpjekjen e fundit për të shpëtuar por ka qenë e pamundur.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sekuestrohen pasuritë e tre personave dhe kompanive të tyre

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e tre shtetasve...

Kosova ndalon importin e shpendëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

Kosova e ka ndaluar përkohësisht importin e shpendëve të...

Tabaku: Nevojitet skemë e plotë pensionesh, trajtim me dinjitet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se...