U dhunua barbarisht pranë dyqanit të tij, humb jetën 80-vjeçari në Fier

Më datë:

Ka ndërruar jetë 80-vjeçari i cili u dhunua së bashku me bashkëshorten e tij nga një 47-vjeçar në ambientet e jashtme të dyqanit të tij.

I moshuari ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore (i intubuar) në spitalin e Fierit, ku ditën e sotme ka ndërruar jetë.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Povelçë ku autori me iniciale I.N për motive të dobëta ka goditur me grushta në pjesën e kokës, 80-vjeçarin dhe bashkëshorten e tij, A.R, 77 vjeçe.

Për këtë ngjarje materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprën penale ‘‘Plagosje e rëndë me dashje”, ku për autorin është dhënë dhe masa e sigurisë burg pa afat.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ylli Zalla në hetim për armët, prokuroria mbyll dosjen

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë...

Bilanc tragjik në Ukrainë, 27 të vrarë pas sulmit rus me dron

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe 42...

Kurti i takon udhëheqësit e Luginës, akuzon Vuçiç për diskriminim të shqiptarëve

 Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit, Medvegjës e Sanxhakut u bënë...

Arrestohet 25-vjeçari i dyshuar për zjarrvënien në Tërbaç

Policia e Himarës arrestoi një 25-vjeçar, i dyshuar për...