Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me sasinë record të drogës që u kap sot në Kosoë dhe që kishte kaluar nga porti i Durrësit përmes një kamioni të kuq.
Mësohet se autoritetet shqiptare u njoftuan nga DEA Amerikane që të mos e ndalonin për të parë destinacionin dhe për të njohur porositësit.
Por dyshohet se ky super-operacion është dekonsipruar.
Pasi ka kaluar kufirin, kamioni është lënë në komunën e Lipjanit, ku edhe është vëzhguar për më shumë se 10 ditë.
Por kamioni është lënë në “harresë” pasi askush nuk ka shkuar që të marrë drogën që gjendej aty.
Vlera e saj në treg kap një shifër të frikshme prej 6.6 miliardë euro, ndërkoqë që policia nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare dhe për shkakun se aksioni është ende në vijim.


