“Ty s’të besojnë as të tutë”/ Sinaj përplaset me Bardhin: I kërcënove për t’u marrë firmën!

Më datë:

Deputeti Vullnet Sinaj, në debatin e zhvilluar në Këshillin e Mandateve, akuzoi Gazment Bardhin se për të siguruar firmat për të bërë kërkesë për shkarkimin e tij nga mandati i deputetit, ka kërcenuar kolegët. Debati vijoi me tension:

Sinaj: Bardhi, meqë e more kushtetutën në dorë dhe hap ato që lexove dhe shiko data. Do më heqësh dhe mandatin e parë?

Bardhi: Unë do lexoj ato që dua unë, jo atë që do ti. E rëndësishme është respektimi i Kushtetutën, duhet të mbash përgjegjësi. Ke marrë 2 lekë apo 3 milionë, shko në Gjykatë Kushtetuese. Pse keni frikë kur keni respektuar Kushtetutën?

Sinaj: Nuk kam asnjë frikë se ti po vepron në këtë komision sikur je avokat djalli, jo njerëzor. Do të më nxisësh mua atë ndjenjën e krenarisë së vlonjatit dhe të them unë po do shkoj. Jo, do vazhdoj këtu dhe ne të dy do përplasemi ka mundësi dhe në mandatin tjetër. I ke kërcënuar një pjesë të deputetëve. Ka shumë deputetë që nuk ta kanë dhënë firmën dhe i falënderoj. Ke vajtur me letër në dorë. Ty nuk të besojnë as të tutë.

Bardhi: E para njëherë të siguroj i nderuar koleg, se mocioni është në emër të Grupit Parlamentar. Nëse të ka gënjyer njeri, është çështja jote. Nëse ke informacion që kam shantazhuar, të nxis t’i dërgosh në organet kompetente. Ti nuk je për të folur për ata që kanë firmosur, por për të dhënë shpjegime pse keni shkelur kushtetutën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tuneli i Llogarasë, zgjatet masa e “arrest shtëpie” për Gjyli dhe Elezi

Zgjatet afati i paraburgimit në lidhje me masën “arrest...

Ilir Meta i drejtohet SPAK: “Parandaloni shkatërrimin e procesit”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka...

Negociatat për fundin e luftës, Pakistani i dërgon SHBA-së propozimin e ri të Iranit

Pakistani i ka dërguar SHBA-së propozimin e rishikuar të...

Ministri Nufi: forcojmë kapacitetet për reagim të shpejtë në emergjenca në të gjithë vendin

Ministri i Mbrojtjes, z. Ermal Nufi vizitoi Bazën e...