Turqia reagon ndaj deklaratës së Izraelit

Më datë:

“Ftojmë komunitetin ndërkombëtar të qëndrojë përballë përpjekjeve të njëanshme jolegjitime të Izraelit duke mbrojtur parametrat e vendosura dhe vizonin e zgjidhjes me dy shtete që bazohet në kufijtë e vitit 1967”, ka deklaruar në një përgjigje me shkrim zëdhënësi Aksoy në pyetjen drejtuar ministrisë lidhur me zhvillimet në Izrael.

Në lidhje me deklaratat për “aneksimin e Bregut Perëndimor” të përfshirë në marrëveshjen e koalicionit të nënshkruar në kuadër të punimeve për krijimin e qeverisë në Izrael, Aksoy tha se ato janë manifestimi i një mentaliteti jashtëzakonisht të rrezikshëm që synon të grabisë territoret palestineze nën okupim.

“Ne besojmë se një hap i tillë i rëndë që do të dëmtojë ligjin ndërkombëtar dhe do të nëpërkëmbë ndërgjegjen e përbashkët njerëzore nuk do të pranohet dhe nuk do mbështetet nga asnjë vend i shoqërisë ndërkombëtare që ka ndjenjën e drejtësisë dhe përgjegjësisë. Ftojmë komunitetin ndërkombëtar të qëndrojë përballë përpjekjeve të njëanshme jolegjitime të Izraelit duke mbrojtur parametrat e vendosura dhe vizonin e zgjidhjes me dy shtete që bazohet në kufijtë e vitit 1967”, tha Aksoy.

Ai ka thënë se “Turqia do të vazhdojë të qëndrojë në krah të popullit vëlla të Palestinës dhe të mbrojë me të gjithë fuqinë e saj këtë kauzë të drejtë. Paqja nuk do të vijë në Lindjen e Mesme pa përfundimin e politikave okupuese dhe aneksuese”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Nuk jemi kundër investimeve”, Berisha: zgjedhjet duhen përgatitur nga qeveri kujdestare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për...

Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës

Është ndërprerë seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndërsa trupi...

Malaj: 121 kamera të reja në dogana për modernizimin e monitorimit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, drejtori i përgjithshëm i...

Bardhi: PD sjell në parlament zërin e qytetarëve që protestojnë

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi sot në Kuvend...