“Turqia, një prej vendeve që ka siguruar më shumë ndihma për aleatët në pandeminë COVID-19”

Më datë:

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Turqia është një prej vendeve që ka siguruar më shumë ndihma për aleatët në pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19).

Në një deklaratë për gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung, Stoltenberg foli duke shprehur lavdërime për ndihmat që Turqia ka kryer për vendet aleate në luftën kundër COVID-19.

“Turqia është një prej vendeve që ka siguruar më shumë ndihma për aleatët e saj. Avioni që dërgoi pajisje mjekësore dhe për mbrojtjen individuale nga Turqia në Britani, përdori për herë të parë numrin e fluturimit tek të NATO-s. Këtë mekanizëm e zhvilluam me Organizatën Evropiane për sigurinë e navigacionit Ajror (Eurocontrol) dhe kjo u provua për herë të parë”.

Ndihmë është dërguar edhe për Maqedoninë e Veriut e cila u anëtarësua vetëm dy javë më parë në NATO, deklaroi Stoltenberg, duke theksuar se në këtë kuptim data e anëtarësimit në aleancë nuk është e rëndësishme.

“Nuk ka asnjë ndryshim nëse një vend është anëtarësuar në vitin 1949 apo para dy javësh në NATO. Maqedonia e Veriut ka marrë ndihmë nga Turqia, Holanda, Çekia, Hungaria, Norvegjia dhe SHBA-ja. Kjo sigurisht që nuk është mirë vetëm për Maqedoninë e Veriut por edhe për të gjithë anëtarët e aleancës, sepse virusi nuk shikon kufij. Për këtë arsye duhet të luftojmë së bashku kundër këtij kërcënimi”, vlerësoi Stoltenberg.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Rama rrahu gjoksin për prokurimet, sistemi elektronik një fasadë!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi edhe sot,...

Rama: Bizneset shqiptare mbështeten nga Europa, nuk ka plan tjetër përveç BE-së

Këtë të martë, 12 maj, u nënshkrua marrëveshja për...

“Sfida për lidership nuk është aktivizuar”, Starmer-ministrave britanikë: Do të vazhdoj të qeveris

Kryeministri britanik Keir Starmer u ka thënë ministrave të...

LDK surprizon me listën e kandidatëve, përfshin edhe Kreshnik Çollakun

Ish-deputeti i Partisë Demokratike në Shqipëri, Kreshnik Çollaku, i...