21.5 C
Tirana

Turqia i kërkon Greqisë të veprojë në mënyrë të përgjegjshme

Më datë:

Turqia të shtunën i kërkoi Greqisë të veprojë me mendje të shëndoshë dhe në mënyrë të përgjegjshme, duke iu përgjigjur njoftimit për avionët (NOTAM) të lëshuar kohët e fundit nga Greqia për një zonë të gjerë në Egje dhe Mesdheun Lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne e shohim që Greqia vazhdon hapat e saj provokues dhe përshkallëzues në rajon”, tha Hami Aksoy, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, në një deklaratë.

“Shembulli i fundit është NOTAM-i i shpallur nga Greqia me të cilin ajo shpalli 15 zona manovrash ushtarake, përfshirë ishujt që kanë statusin e çmilitarizuar, që bllokon Egjeun gjatë gjithë kohës dhe një pjesë shumë të madhe të Mesdheut Lindor, duke filluar nga 4 janari deri më 26 shkurt 2021”, tha Aksoy.

Ai vuri në dukje se qëndrimi i Turqisë në lidhje me ripërtritjen e të gjitha kanaleve të dialogut me Greqinë, veçanërisht bisedimet rreth eksplorimit, pa asnjë parakusht, mbetet i pandryshuar.

“Ne i bëjmë thirrje Greqisë të veprojë me mendje të shëndoshë dhe në mënyrë të përgjegjshme duke kontribuar në përpjekjet tona për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon brenda kornizës së marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”, shtoi zëdhënësi.

Mes tensioneve të fundit në rajon, Greqia dhe administrata Greke Qipriote kanë rritur presionin e tyre ndaj anëtarëve të tjerë të BE-së për të vendosur sanksione ndaj Turqisë gjatë samitit të udhëheqësve të BE-së më 11 dhjetor.

Turqia, e cila ka vijën më të gjatë bregdetare kontinentale në Mesdheun Lindor, ka hedhur poshtë pretendimet kufitare detare të Greqisë dhe administratës Greke Qipriote, duke theksuar se këto pretendime të tepërta shkelin të drejtat sovrane të Turqisë dhe Turqve Qipriotë.

Ankaraja ka dërguar disa anije eksploruese në javët e fundit për të kërkuar burimet e energjisë në Mesdheun Lindor, duke mbrojtur të drejtat e veta në rajon, si dhe ato të Republikës Turke të Qipros Veriore.

Udhëheqësit turq kanë theksuar vazhdimisht se Ankaraja është e hapur për zgjidhjen e të gjitha problemeve të pazgjidhura në rajon përmes ligjit ndërkombëtar, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, dialogut dhe negociatave.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sekuestrohen pasuritë e tre personave dhe kompanive të tyre

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e tre shtetasve...

Kosova ndalon importin e shpendëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

Kosova e ka ndaluar përkohësisht importin e shpendëve të...

Tabaku: Nevojitet skemë e plotë pensionesh, trajtim me dinjitet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se...