Turqia fillon një tjetër operacion antiterrorist në Irakun verior

Më datë:

Ministria në Twitter tha se forcat komando turke tashmë janë në rajonin e Haftaninit në Irak, duke shtuar se operacioni është duke u zhvilluar në mënyrë që të neutralizohet PKK dhe elementet e tjerë terroristë që kërcënojnë sigurinë e njerëzve dhe kufijve të Turqisë.

Komandot turke të mbështetura nga Forcat Ajrore, helikopterët ATAK, mjetet ajrore pa pilot (UAVs) dhe mjetet luftarake pa pilot (UCAVs) kanë hyrë në rajon.

Sipas burimeve të sigurisë, forcat turke goditën mbi 150 caqe të grupit terrorist të PKK-së në rajon me obusë dhe raketahedhës.

Pas sulmeve ajrore, komandot turke po ashtu kryen një operacion të infiltrimit përmes tokës dhe ajrit në objektivat terroriste.

“Ju gjithmonë keni treguar fuqinë e komandos turke, ne besojmë se do ta tregoni edhe një herë në ato male sot dhe do të bëni histori ashtu siç keni bërë më parë”, u tha ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar komandantëve të trupave.

Ministria po ashtu shpërndau skenat fillestare të operacionit në një video.

Të hënën, ministria njoftoi fillimin e operacionit “Kthetra-Shqiponja” në Irakun verior, duke përmendur se avionët luftarakë turq shkatërruan shpellat ku terroristët strehoheshin dhe shpellat u shembur mbi to.

Operacioni u realizua kundër bazave terroriste në Sincar, Kandil, Karacak, Zap, Avasin-Basyan dhe Hakurk.

Në fushatën e saj mbi 30 vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK, e renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e afër 40.000 personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Skandal i ri në Ukrainë, nën hetim figurë e afërt me presidentin Zelensky

Një presion i ri politik po rëndon mbi rrethin...

Përplasje Rama–Berisha për tenderat, kryeministri ironizon kritikët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kreut...

Lamallari pret ministrin e Brendshëm të Italisë: Forcojmë partneritetin strategjik mes dy vendeve

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari priti në...

“e-Albania” do t’i nënshtrohet përditësimit teknik, afatet e ndërprerjes së shërbimit

 Platforma “e-Albania” do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi teknik...