Turqia do të dërgojë ndihma mjekësore dhe financiare në Palestinë

Më datë:

Turqia njoftoi një pako të ndihmës për Palestinën gjatë një takimi të jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), bëri të ditur në një deklaratë Ministri i Jashtëm palestinez, Riyad al-Maliki.

Komplet testesh për COVID-19, maska, veshje speciale dhe pajisje të tjera themelore do t’i sigurohen Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës, thuhet në deklaratë.

Al-Maliki falënderoi homologun e tij turk Mevlüt Çavuşoğlu dhe Qeverinë e Turqisë për ndihmën, shtohet në deklaratë.

Të mërkurën, OBI mbajti një takim të jashtëzakonshëm për të diskutuar masat në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

Themeluar në vitin 1969, OBI është një bllok prej 57 anëtarësh të vendeve muslimane. “Ky është zëri kolektiv i botës muslimane” dhe punon për të “ruajtur dhe mbrojtur interesat e botës muslimane në frymën e promovimit të paqes dhe harmonisë ndërkombëtare”.

Që nga shfaqja e parë në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, virusi, i njohur zyrtarisht si COVID-19, është përhapur në të gjithë botën, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.

Më shumë se 2.62 milionë raste janë konfirmuar në të gjithë botën dhe të paktën 183,000 vdekje me mbi 710,000 të shëruar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ngjarja ndaj Kreshnik dhe Gentiana Mujeci, kontrolle në banesa por autorët nuk gjenden

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Drejtues Arben...

PEKIN – Kina paralajmëron kundërpërgjigje pas projektligjit industrial të BE-së

Kina ka kritikuar projektligjin e Bashkimit Evropian që synon...

Meta nga salla e gjyqit: Akuza për gënjeshtra dhe kallëzues të rremë

Këtë të hënë, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit...

Braho: SPAK ka rritur ndjeshëm efektivitetin në hetime gjatë 2025

Kryetari i SPAK, Klodian Braho po raporton sot numrat...