13.5 C
Tirana

Turqia dënon vendimin e gjykatës belge mbi të dyshuarit për lidhje me PKK-në terroriste

Më datë:

Ministri turk i Drejtësisë, Abdulhamit Gül, ka dënuar një vendim të fundit të gjykatës në Belgjikë, e cila bllokoi ndjekjen penale të 36 të dyshuarve të lidhur me grupin terrorist YPG/PKK në këtë vend të Evropës Perëndimore, (AA).

Në një letër drejtuar homologut të tij belg, Koen Geens, ministri Gül theksoi se vendimi bie ndesh me legjislacionin belg, si dhe me atë të Bashkimit Evropian (BE).

Ministri turk tha se aktgjykimi mund të shfrytëzohet nga grupi terrorist.

Gül tha se pjesëmarrja e disa udhëheqësve të grupit në një ngjarje të fundit në Parlamentin Evropian është një dëshmi për faktin se aktvendimi i inkurajoi ata.

Të mërkurën, në Bruksel u mbajt një konferencë e titulluar “Bashkimi Evropian, Turqia, Lindja e Mesme dhe kurdët”, ku disa udhëheqës të grupit terrorist (Adem Uzun, Remzi Kartal dhe Zubeyir Aydar), të cilët janë në kategorinë e kuqe të listës terroriste të kërkuar në Turqi, ishin pjesë e konferencës.

Letra vjen një javë pasi Ministria turke e Punëve të Jashtme kritikoi aktgjykimin nga Gjykata e Lartë e Belgjikës, e cila në një deklaratë theksoi se aktgjykimi duke mbështetur një vendim të vitit 2010 për të mos ndjekur penalisht të dyshuarit e lidhur me YPG/PKK-në, është një përpjekje për të minuar ligjin.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, YPG/PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë e foshnje. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Mbështetje për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu sot mbështetjen...

“100 vite larg Evropës në infrastrukturë”, Noka: Bela Mafia ka 10-fishuar vlerën e tenderave

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, akuzoi ministren...

Zbardhen amendamentet e PD, çfarë kërkon opozita për projektvendimin e ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Zbardhen amendamentet e Partisë Demokratike për projektvendimin e ngritjes...