Turqi, terrorsiti i PKK-së nga lista e të kërkuarve, në mesin e “të neutralizuarve”

Më datë:

Një terrorist i PKK-së “i neutralizuar” në operacionet e brendshme antiterroriste të së premtes ishte në mesin e personave në listën e terroristëve të kërkuar në Turqi, njoftoi Ministria e Brendshme e Turqisë, (AA).

Ferhat Ates ishte përfshirë në kategorinë gri të listës e cila është e ndarë në pesë kategori me ngjyra, me të kuqe si më të kërkuarit, e ndjekur nga e kaltra, e gjelbra, portokalli dhe gri.

Ates njihej me emrin e koduar Sefkan Mardin dhe për të ishin ofruar 500 mijë lira turke (afërsisht 73.000 dollarë).

Të premten, forcat turke të sigurisë neutralizuan dy terroristë të PKK-së në një operacion të mbështetur nga ajri në rrethin Ovacik të provincës lindore Tunceli.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “neutralizim” në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e gati 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Balla uron besimtarët myslimanë nga Xhamia e Madhe e Kavajës

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant...

Lutje dhe besim nën diellin përvëlues, më shumë se 1.7 mln myslimanë ngjiten në malin Arafat

Më shumë se 1.7 milionë myslimanë u mblodhën këtë...

Shullazi dhe bashkëpunëtorët, 55 vite burg – vendimi final i Gjykatës së Lartë

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e...

Ndryshim në treg: nafta ulet me 5 lekë

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të mërkurë, 27...