Turqi: Shpërthimi i fuqishëm në fabrikën e fishekzjarreve në Sakarya, rreth 50 të plagosur, dyshohet për shumë viktima

Më datë:

Të paktën 56 njerëz janë plagosur pas një shpërthimi  në një fabrikë të fishekzjarreve në provincën Sakarya në Turqinë veriperëndimore.

Sipas autoriteteve në vendngjarje janë dërguar disa dhjetra ekipe zjarrfikësish dhe ambulanca.

Guvernatori i Sakarya, Çetin Oktay Kaldırım tha se në momentin e shpërthimit në fabrikë ndodheshin rreth 150 deri 200 punëtorë dhe se fabrika kishte në depot e saj afro 110 ton fishekzjarre.

Kaldırım tha se të plagosurit janë dërguar në spital dhe se për momentin nuk ka humbje jete. Megjithatë mediat turke thonë flasin edhe për viktima.

Ndërkohë, kreu i Gjysmëhënës së Kuqe Turke Kerem Kınık u ka kërkuar banorëve të Hendek të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbyllin dritaret dhe dyert në përpjekje për të parandaluar efektet negative të tymrave toksikë dhe gazrave kimikë.

Nga ana tjetër, siç bëhet e ditur, ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca dhe ministrja e Familjes, Punës dhe Shërbimeve Sociale, Zehra Zümrüt Selçuk, janë nisur drejt zonës së fatkeqësisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kavaja përkujtoi 36-vjetorin e rënies së Josif Budos, homazhe për dëshmorin e parë të demokracisë

Kavaja përkujtoi sot 36-vjetorin e rënies së dëshmorit të...

Dhunuan 17-vjeçaren, pranga dy vajzave në Fier

Prokuroria e Fierit ka caktuar masën “arrest me burg”...

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por flakët përfshinë pronën e fqinjit/ Arrestohet 57-vjeçari në Lushnjë

Një 57-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lushnjës, pasi...

Berisha reagon për hetimet ndaj qytetarëve: “Po kopjohet shembulli i Ajatollahëve”

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po...