Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por flakët përfshinë pronën e fqinjit/ Arrestohet 57-vjeçari në Lushnjë

Më datë:

Një 57-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lushnjës, pasi dyshohet se ndezi zjarr për të djegur mbeturinat në pronën e tij, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe shkaktuan dëme të konsiderueshme në tokën e fqinjit.

Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi I. K., banues në fshatin Lumth. Ngjarja ndodhi një ditë më parë, kur ai dyshohet se i vuri zjarrin mbeturinave në tokën e tij, ndërsa flakët u përhapën në pronën ngjitur, në pronësi të shtetasit A. A.

Si pasojë e zjarrit u dogjën një mjet bujqësor (zetor), një rimorkio dhe baza ushqimore për blegtorinë, duke shkaktuar dëme materiale.

Gjatë përpjekjeve për të shuar flakët në pronën e tij, pronari A. A. pësoi djegie dhe u transportua në Spitalin e Lushnjës. Sipas mjekëve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e nevojshëm.

Pas veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan 57-vjeçarin për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Fierit për veprime të mëtejshme.

Policia e Fierit u bën apel qytetarëve të mos ndezin zjarre në asnjë rast, pasi rrezikojnë pasoja të rënda dhe përgjegjësi penale. Gjithashtu, fton qytetarët të denoncojnë çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie në numrin 112, duke garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kavaja përkujtoi 36-vjetorin e rënies së Josif Budos, homazhe për dëshmorin e parë të demokracisë

Kavaja përkujtoi sot 36-vjetorin e rënies së dëshmorit të...

Dhunuan 17-vjeçaren, pranga dy vajzave në Fier

Prokuroria e Fierit ka caktuar masën “arrest me burg”...

Berisha reagon për hetimet ndaj qytetarëve: “Po kopjohet shembulli i Ajatollahëve”

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po...

Princ Leka bëhet sërish baba, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre, zbulohet emri

Princ Leka dhe bashkëshortja e tij, Blerta Celibashi, janë...