12.5 C
Tirana

Turqi, rritet në 1.296 numri i vdekjeve nga COVID-19

Më datë:

Turqia ka njoftuar se numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) është rritur në 1.296, me 98 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit.

Në llogarinë e tij në twitter, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 është rritur në 61.049, me 4.093 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit.

Ai po ashtu theksoi se me 511 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i të shëruarve nga COVID-19 është rritur në 3.957.

Autoritetet shëndetësore turke njoftuan se aktualisht në vend 1.786 pacientë po trajtohen në kujdes intensiv.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.

Bazuar në të dhënat nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i rasteve të koronavirusit ka tejkaluar shifrën 1.8 milionë, me mbi 116 mijë të vdekur dhe mbi 441 mijë të shëruar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...