“Turizmi nuk është thjesht një vulë në pasaportë”, Erisa Xhixho: Përkundrejt propagandës së qeverisë plazhet ishin bosh. U përdor vetëm 1/5 e kapaciteteve

Më datë:

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, ka deklaruar se edhe pse kryeministri Edi Rama ka propaganduar se sezoni turistik i këtij viti ishte i suksesshëm, realiteti është i ndryshëm.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Xhixho tha se vetëm pak më shumë se 1/5 e kapaciteteve akomoduese që ofrohen është përdorur nga turistët vendas dhe të huaj.

Postimi i plotë:

Sezoni turistik nuk solli suksesin që propagandoi kryeministri Rama.
Ja të vërtetat sipas INSTAT:

Vetëm 22.9% e hoteleve dhe strukturave të akomodimit shqiptare janë përdorur nga turistët gjatë qershorit të këtij viti.

Duke mos pasur mundësi të përballojnë çmimet në stratosferë, shqiptarët kanë zgjedhur pushimin ditor si opsionin më pak të kushtueshëm.

Ndërsa kryeministri flet për një sezon turistik të suksesshëm, vetëm pak më shumë se 1/5 e kapaciteteve akomoduese që ofrohen është përdorur nga turistët vendas dhe të huaj.

Përtej panoramës shumëngjyrëshe që ofron Rama në rrjetet e tij, shifrat tregojnë një realitet tjetër.
Nëse kryeministri flet për jehonën që i bëhet Shqipërisë në mediat ndërkombëtare ndërsa riposton videot e blogerëve të udhëtimit, sërish INSTAT thotë të kundërtën:

Peshën më të lartë të turizmit e kanë mbajtur vendasit me 41.6% të numrit të vizitorëve, të ndjekur nga shtetasit e Kosovës me 16.7%, polakët me 7.1%, Italia 5.2% dhe Gjermania dhe Anglia me 4.8 dhe 2.6%.

Ashtu si edhe vitet e tjera, kryeministri ka zgjedhur të luajë me shifrat: hyrje-daljet e udhëtarëve, emigrantëve e turistëve që kalojnë tranzit nëpër Shqipëri.

Turizmi nuk është thjesht një vulë në pasaportë dhe është e kotë që Rama përpiqet të na e shesë si sukses në profilet e tij, ku Shqipëria shkëlqen si fasadat e pallateve kur ishte kryetar bashkie, por të në vërtetë është ajo çfarë fshihej pas bojërave shumëngjyrëshe.

E vërteta është që plazhet janë bosh, se çmimet kanë qenë të papërballueshme sepse bizneset nuk u mbështetën asnjë moment nga kjo qeveri. Qytetarët s’kanë mundësi as pêr 1 javë pushime sepse 67% e popullsisë jeton me 5.5 dollarë në ditë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Protesta përshkallëzohet te Gjykata e Apelit, dëmtohet hyrja për publikun

Vijon me tensione dita e shtatë e protestës, ku...

Theu masën e arrestit në shtëpi dhe lëvizte i armatosur në Kurbin, arrestohet 35-vjeçari

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim...

Vrasja e dy vëllezërve dhe plagosja e të tretit, zbulohet identiteti i autorit, punonjës ushtarak

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme...

Berisha ironizon Ramën pas protestave: “Qenka Irani dhe Rusia pas gjimnazistëve”, akuza për gjuhën ndaj të rinjve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër...