Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve”, Rama udhëzon policinë pas protestave

Më datë:

Kryeministri Edi Rama shprehu sot mbështetjen për efektivët e Policisë së Shtetit, të cilët ditët e fundit janë përballur me akte dhune gjatë protestave në Tiranë.

Gjatë një takimi me punonjësit e policisë, Rama vlerësoi punën e tyre dhe u bëri thirrje të tregojnë durim e vetëpërmbajtje ndaj të rinjve që protestojnë.

“Respekt dhe po, jeni më të mirët në këto ditë agresioni me gurë e me zjarr mbi ëndrrën e Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian”, shkroi Rama krahas pamjeve të takimit me punonjësit e policisë.

“Durim dhe vetëpërmbajtje me të rinjtë që protestojnë. Forcë me gurëhedhësit dhe zjarrvënësit e maskuar”, shkruan Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Protesta para Ministrisë së Arsimit, të rinjtë hedhin gurë drejt godinës

Protestuesit janë grumbulluar tani para Ministrisë së Arsimit, ku...

Kontrolle në portin e Durrësit, gjenden 16 080 euro të padeklaruara në një kamion

Autoritetet doganore në Durrës kanë konstatuar 16 080 euro...

Protestat, Avokati i Popullit: Mbingarkesë me protestues në bllokun e sigurisë

Komisioneri i Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, që...

Protesta e studentëve, pedagogët paralajmërojnë bojkot të mësimit dhe grevë

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi, ka njoftuar...