21.5 C
Tirana

“Tubimi i PD para Kryeministrisë: Akseset që do të bllokohen nga ora 14:00”

Më datë:

Për tubimin ka një njoftim edhe nga Policia e Tiranës, e cila ka vendosur bllokime dhe devijime të trafikut në disa akse kryesore.

Nga ora 14:00, nuk do të lejohet parkimi në: bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sheshin “Nënë Tereza”, rrugën “Ismail Qemali” (nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”), rrugën “Papa Gjon Pali II”, bulevardin “Zhan D’Ark” dhe bulevardin “Bajram Curri”.

Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në: bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (nga Ministria e Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”), rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Policia njofton se, në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë bllokime edhe në rrugë të tjera. Qytetarët këshillohen të shmangin qendrën e Tiranës dhe të përdorin rrugë alternative për të mos penguar lëvizjen e pjesëmarrësve në tubim.

Kujtojmë se kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar më herët nisjen e analizës dhe turit të dëgjesave me qytetarët. “Analiza do fillojë menjëherë dhe turi im do fillojë menjëherë“.

Sipas tij, para godinës së Kryeministrisë, do të ngrihet një platformë parlamentaro-qytetare, duke e cilësuar “betejë pa kthim”.

Kjo platformë do të aktivizohet një herë në javë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vrasja e Gentian Bejtjes, Prokuroria kërkon 23 vite burg për “ndihmësin” e ekzekutorëve

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot, 17 nëntor, dënimin...

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Governors Awards”

Ylli i filmave aksion, Tom Cruise, dhe këngëtarja e...

Financial Times: Tim Cook drejt largimit nga Apple

Tim Cook, shefi ekzekutiv i Apple, është gati të...

Të paktën tre të vdekur dhe dhjetë të plagosur pas sulmeve të fundit ruse

Të paktën tre persona janë vrarë dhe 10 të...