Financial Times: Tim Cook drejt largimit nga Apple

Më datë:

Tim Cook, shefi ekzekutiv i Apple, është gati të japë dorëheqjen. Burime të shumta për Financial Times kanë thënë se kompania “ka përforcuar” përpjekjet për të planifikuar zëvendësimin e tij.

Sipas tyre, bordi i drejtuesve dhe menaxherëve të lartë të Apple po kërkojnë një kandidat që të marrë vendin e Cook si kreu më i lartë i kompanisë.

Nuk ka gjasë që të caktohet një CEO i ri para fundit të janarit, kur Apple të njoftojë rezultatet e tremujorit të fundit.

John Ternus, i cili është zëvendëspresidenti aktual i prodhimit të pajisjeve hardware, përflitet të marrë vendin e Cook, por kjo s’është vendosur ende.

Ternus nisi punë në Apple në 2001 në ekipin e dizenjimit të produkteve. Në 2013, ai u bë zëvendëspresident i pajisjeve hardware ku kujdesej për AirPods, Mac dhe iPad. Në 2021, ai u ngrit në detyrë si zëvendëspresident i lartë dhe duhej të zhvillonte Apple Watch.

Puna e parë e Tim Cook në Apple ishte në vitin 1998 si zëvendëspresident i lartë për veprimtaritë globale. Në 2007, ai u rrit në detyrë për udhëheqjen e operacioneve.

Në 2011, ai u vendos si CEO pas përkeqësimit të shëndetit të Steve Jobs. Disa muaj më vonë, Jobs dha dorëheqjen dhe vdiq nga kanceri në pankreas.

Nën udhëheqjen e Tim Cooks, vlera e Apple në treg është rritur nga 350 miliardë dollarë në 2011 në 4 trilionë dollarë sot. Megjithatë, kompania ka mbetur pas krahasuar me Alphabet, NVIDIA dhe Microsoft.

Financial Times shkruan se performanca e tanishme nuk lidhet me dorëheqjen e mundshme të CEO-s. Këtë muaj, ai mbushi 65 vjeç, çka mund të ketë ndikuar në vendimin për t’u larguar.

Apple po refuzon t’u përgjigjet pyetjeve lidhur me dorëheqjen e Tim Cook.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...