12.5 C
Tirana

Trump, tarifë 100 mijë dollarë për vizat e punës

Më datë:

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv që do të shtojë një tarifë vjetore prej 100 mijë dollarësh për aplikantët në programin e vizave H-1B për punëtorët e huaj të kualifikuar.

Urdhri i Trump pritet të hyjë në fuqi më 21 shtator dhe do të kufizojë hyrjen nëse nuk bëhet pagesa.
Ai do të zbatohet vetëm për kërkesat e reja, por kompanitë do të duhet të paguajnë të njëjtën shumë për secilin aplikant për gjashtë vjet rresht, tha Sekretari i Tregtisë i SHBA-ve, Howard Lutnick.

“E gjithë ideja është se këto kompani të mëdha teknologjike ose kompani të tjera të mëdha nuk do të trajnojnë më punëtorë të huaj. Ato duhet t’i paguajnë qeverisë 100 mijë dollarë. Pastaj duhet t’i paguajnë punonjësit. Pra, është thjesht joekonomike. Nëse do të trajnosh dikë, trajno amerikanët, ndaloni së sjelluri njerëz për të na marrë vendet e punës.”

Për presidentin Trump, ky vendim synon të nxisë mbrojtjen e vendeve të punës për amerikanët, por edhe të frenojë abuzimet me programin e vizave për punësim.

 “Të gjithë do të jenë të lumtur dhe ne do të jemi në gjendje t’i mbajmë njerëzit në vendin tonë dhe ata do të jenë shumë produktivë. Dhe në shumë raste, këto kompani do të paguajnë shumë para për këtë. Dhe ata janë shumë të lumtur për këtë.”

Kërcënimi i Trump për të marrë masa të ashpra ndaj vizave H-1B është bërë një pikë e rëndësishme debati, sidomos me industrinë e teknologjisë, e cila kontribuoi miliona dollarë në fushatën e tij presidenciale.
Kritikët e programit aktual, përfshirë shumë punonjës të teknologjisë në SHBA, argumentojnë se ai u lejon firmave të ulin pagat dhe të lënë mënjanë amerikanët.


Mbështetësit, përfshirë drejtorin ekzekutiv të Tesla-s, Elon Musk, thonë se programi që është në fuqi sjell punëtorë shumë të kualifikuar, thelbësorë për të mbushur boshllëqet e talenteve dhe për t’i mbajtur firmat konkurruese.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...