Qeveria e Kosovës miraton pakon me sanksione të reja kundër Rusisë

Më datë:

Republika e Kosova ka miratuar pako me sanksione të reja kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.

Në mbledhjen e kabinetit qeveritar në Kosovë, të premten në mëngjes, Qeveria miratoi katër pakot me sanksionet e fundit të Bashkimit Evropian (BE), kundër Moskës.

Konkretisht, Qeveria në detyrë i miratoi pakot 15, 16, 17 dhe 18 të sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se vendimi vjen si pjesë e angazhimit të Kosovës për të mbështetur Ukrainën dhe për të harmonizuar politikat me partnerët ndërkombëtarë.

“Miratimi i këtyre vendimeve nga ana e Qeverisë, do të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit të ngushtë me BE-në dhe partnerë të tjerë strategjikë, përfshirë Shtetet e Bashkuara”, tha Sveçla gjatë prezantimit të masave.

Sveçla e bëri kërkesën në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në mungesë të ministres në detyrë, Donika Gërvalla, e cili ndodhet jashtë vendit.

Më 16 dhjetor 2024 Këshilli i BE-së miratoi pakon e 15 të sanksioneve ndaj Federatës Ruse. Kjo pako përfshin masa kufizuese ekonomike dhe individuale me qëllim të kufizimit e mëtejmë të aftësisë së Rusisë për të zhvilluar luftën e saj.

Kosova u rreshtua menjëherë përkrah Perëndimit, duke i vënë sanksione Rusisë për luftën e nisur më 2022 në Ukrainë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Balla uron besimtarët myslimanë nga Xhamia e Madhe e Kavajës

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant...

Lutje dhe besim nën diellin përvëlues, më shumë se 1.7 mln myslimanë ngjiten në malin Arafat

Më shumë se 1.7 milionë myslimanë u mblodhën këtë...

Shullazi dhe bashkëpunëtorët, 55 vite burg – vendimi final i Gjykatës së Lartë

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e...

Ndryshim në treg: nafta ulet me 5 lekë

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të mërkurë, 27...