13.5 C
Tirana

Trump shpall tarifa të reja doganore: 100% për barnat dhe…

Më datë:

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar një valë të re dhe të rëndë tarifash doganore. Duke filluar nga 1 tetori, sipas një postimi të tij në rrjetin social Truth, SHBA do të vendosë 100% taksë mbi çdo produkt farmaceutik të markës apo me patentë, përveç rasteve kur kompania përkatëse po ndërton një fabrikë prodhimi në SHBA.

Trump sqaroi se “ndërtimi” do të konsiderohet i vlefshëm nëse ka nisur apo është në fazën fillestare, dhe në këtë rast produktet nuk do të tarifohen.

Siç shkruan CNN, Trump ka premtuar prej muajsh vendosjen e tarifave mbi importet farmaceutike, të cilat nuk u prekën gjatë mandatit të tij të parë. Ai i konsideron tarifat si një mjet për të shtyrë prodhuesit e barnave që të rrisin prodhimin vendas dhe për të forcuar zinxhirin e furnizimit me barna esenciale.

Trump gjithashtu i ka paraqitur tarifat si mënyrë për të ulur çmimin e barnave, megjithëse ekspertët thonë se një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë realisht.

Kërcënimi për tarifat është marrë seriozisht nga kompanitë farmaceutike, të cilat kanë njoftuar qindra miliarda dollarë investime për ndërtimin apo zgjerimin e fabrikave në SHBA. Këtë javë, për shembull, kompania Eli Lilly njoftoi se do të ndërtojë një fabrikë me vlerë 6.5 miliardë dollarë në Houston, pak kohë pasi kishte paralajmëruar ndërtimin e një fabrike tjetër 5 miliardë dollarëshe pranë Richmond, Virxhinia.

Poor taksat nuk kufizohen vetëm tek barnat. Po nga data 1 tetor, do të vendosen edhe 50% taksë për mobiliet e kuzhinës, të banjos dhe produkte të ngjashme.

Trump tha se SHBA është “e përmbytur” nga këto produkte nga vende të tjera, dhe kjo është e padrejtë. Sipas tij, tarifat janë të nevojshme për të mbrojtur prodhimin kombëtar, për arsye të sigurisë kombëtare.

Gjithashtu, 25% tarifë do të vendoset për importin e kamionëve të rëndë në SHBA, me arsyetimin se duhet të mbrohen prodhuesit amerikanë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Mbështetje për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu sot mbështetjen...

“100 vite larg Evropës në infrastrukturë”, Noka: Bela Mafia ka 10-fishuar vlerën e tenderave

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, akuzoi ministren...

Zbardhen amendamentet e PD, çfarë kërkon opozita për projektvendimin e ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Zbardhen amendamentet e Partisë Demokratike për projektvendimin e ngritjes...