13.5 C
Tirana

Trump shpall sot tarifa të reja për importet

Më datë:

E gjithë bota pret me ankth, tarifat e reja të importit që Donald Trump do të vendosë pasditen e sotme ndaj vendeve partnere në tregtinë e jashtme.

E paqartë është se cilat janë tarifat e reja që do të shpallë presidenti amerikan këtë të mërkurë. Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karollajn Lejvit u tha gazetarëve vetëm se tarifat janë në dobi të popullit dhe punonjësve amerikanë, ndonëse nuk dha detaje, siç tha “për të mos i paraprirë presidentit”.

2 Prillin, shefi i Shtëpisë së Bardhë e ka quajtur “Ditë Çlirimi”, pasi sipas tij më në fund do të ndëshkohen partnerët tregtarë që kanë përfituar në kurriz të Shteteve të Bashkuara që kanë dalë me humbje gjithë këto vite me bilancin tregtar.

Të enjten pritet edhe hyrja në fuqi e tarifave 25% për importin e automjeteve nga jashtë. Bashkimi Europian, Kanadaja, Meksika, etj, kanë paralajmëruar se do t’i kundërpërgjigjen me të njëjtën monedhë këtyre politikave të Trampit, ndërsa sipas ekspertëve do të jenë konsumatorët ata që do të vuajnë mbi kurriz rritjen e gjithanshme të çmimeve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Mbështetje për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu sot mbështetjen...

“100 vite larg Evropës në infrastrukturë”, Noka: Bela Mafia ka 10-fishuar vlerën e tenderave

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, akuzoi ministren...

Zbardhen amendamentet e PD, çfarë kërkon opozita për projektvendimin e ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Zbardhen amendamentet e Partisë Demokratike për projektvendimin e ngritjes...