13.5 C
Tirana

Trump pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE

Më datë:

Në një lëvizje të papritur, Presidenti Donald Trump, ka rënë dakord të shtyjë zbatimin e tarifës prej 50% mbi importet nga Bashkimi Evropian deri më 9 korrik.

Kjo tërheqje e Trump erdhi pas bisedës telefonike që ai pati me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të cilën e cilësoi si një “bisedë shumë të këndshme”.

“Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen më telefonoi dhe kërkoi një zgjatje të datës 1 qershor. Tha se dëshiron të fillojë negociata serioze. Patëm një telefonatë shumë të këndshme, dhe unë pranova ta shtyja. Besoj se do të jetë 9 korriku data. Kjo ishte data që ajo kërkoi. A mund ta shtyjmë nga 1 qershori në 9 korrik? Unë pranova ta bëj këtë dhe ajo tha se do të takohemi shpejt dhe do të shohim nëse mund të gjejmë një zgjidhje”, u shpreh Trump.

Gjithashtu në një postim në platformën ‘X’, Von der Leyen tha se pati një “bisedë të mirë” me Trump dhe se BE ishte gati të vepronte shpejt. Muajin e kaluar, Trump njoftoi një tarifë prej 20% për shumicën e mallrave të BE-së, por më vonë e përgjysmoi atë në 10% deri më 8 korrik për të lënë kohë për negociata.

Javën e kaluar Trump shprehu zhgënjim me ritmin e negociatave me BE-në dhe kërcënoi të vendoste tarifa prej 50% që do të hynte në fuqi më 1 qershor.

Pas lajmit, tregjet e aksioneve në Azi shënuan një rritje modeste. Trump ka kritikuar prej kohësh atë që ai e sheh si një marrëdhënie të padrejtë tregtare me BE-në, pavarësisht se blloku është një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të Uashingtonit.

Presidenti amerikan ka ngritur shqetësime konkretisht mbi tregtinë e makinave dhe mallrave bujqësore edhe pse disa tarifa u pezulluan më herët këtë vit për të lejuar negociatat, ndërsa një tarifë prej 25% mbi çelikun dhe aluminin e BE-së mbetet ende në fuqi.

Udhëheqësit evropianë vazhdojnë të paralajmërojnë kundër përshkallëzimit. Franca dhe Gjermania kanë bërë thirrje për një zgjidhje diplomatike, duke theksuar se tarifat do të dëmtojnë ekonomitë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Gara për kreun e SPAK, Musabelliu: Prioritet integriteti, pavarësia dhe rezultatet konkrete

Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) u zhvillua...

Tabaku: “Paqja fiskale”, kanal zyrtar për pastrimin e parave

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku theksoi sot se...

Nisin punimet në stadiumin “Zahir Pajaziti”

Në Podujevë ka nisur faza e re e investimeve...

Gara për kreun e SPAK, Xholi: Synoj rritjen e cilësisë së hetimeve, do t’i jap zgjidhje statusit të prokurorit

Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) u zhvillua...