Trump letër Begajt: Pres me padurim të forcojmë aleancën dhe të ndërtojmë së bashku të ardhmen

Më datë:

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, mori sot një letër nga Presidenti i SHBA-ve , Donald Trump. Në mesazh Trump thekson angazhimin e tij për të vazhduar bashkëpunimin SHBA-Shqipëri, bazuar në miqësinë, aleancën dhe respektimin e idealeve mbi të cilat është ndërtuar dhe funksionon kombi amerikan.

“Duke mbrojtur sovranitein, begatinë dhe paqen përmes forcës, së bashku ne mund të të arrijmë të pamundurën.

Me kënaqësi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me qëllim ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurtë, më të qëndrueshme dhe me të suksesshme”. – shkruan Presidenti Trump ne letrën drejtuar Presidentit Begaj. Letra e Presidentit Trump pason mesazhin që Presidenti i Republikës përcolli për 249 -vjetorin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës: Nafta të shitet jo më shumë se 206 lekë për litër

Bordi i Transparencës në datë 2 Maj 2026, në...

“Sali kolltuku”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Ti bën para nga regjimi i Ramës

Gara për kryetarin e Partisë Demokratike ka bërë që...

Deklarohen ‘pasuri kulturore e paluajtshme’ Parku arkeologjik Bylis dhe Klos dhe e Orikumit

Këshilli i Ministrave, i mbledhur këtë të premte, 17...

Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse

Dronët ukrainas goditën portin rus të Tuapses në Detin...