Trump kundër të pastrehëve: Të largohen nga Uashingtoni

Më datë:

“Të pastrehët duhet të largohen menjëherë”, ka deklaruar Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Me anë të një postimi në Truth Social, presidenti republikan u zotua që Uashingtoni do të jetë më i sigurtë dhe më i bukur.

Do ta bëj kryeqytetin tonë më të sigurt dhe më të bukur se kurrë më parë. Të pastrehët duhet të largohen, MENJËHERË. Do t’ju japim vende për të qëndruar, por larg kryeqytetit. Kriminelët, nuk kanë pse të largohen. Do t’ju fusim në burg aty ku ju takon. Gjithçka do të ndodhë shumë shpejt.

Ndërsa detajet e planit janë ende të paqarta, administrata e Trump po përgatitet të vendosë qindra trupa të Gardës Kombëtare në Uashington, tha një zyrtar amerikan për Reuters.

Ai shtoi se Trump nuk ka marre ende një vendim përfundimtar, duke theksuar se po shqyrtohet numri i të pastrehëve dhe rrezikshmëria e tyre për kryeqytetin.

Shkalla e vrasjeve në Uashington DC mbetet relativisht e lartë krahasuar me qytetet e tjera të SHBA-ve, me një total prej 98 vrasjesh të tilla të regjistruara deri më tani këtë vit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...

Malaj në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet...