12.5 C
Tirana

Trump kritikon liderët europianë dhe i vendos ultimatum Zelensky-t: Ke vetëm disa ditë!

Më datë:

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka sulmuar ashpër liderët europianë duke i cilësuar si “të dobët dhe të hutuar” dhe duke i akuzuar se flasin shumë pa prodhuar rezultate, sidomos në menaxhimin e emigracionit dhe në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Në një intervistë të fundit për Politico, Trump tha se Rusia aktualisht ka epërsi në këtë konflikt dhe i bëri thirrje presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky të bashkëpunojë dhe të pranojë planin e propozuar nga SHBA-të, duke paralajmëruar se “po humbet”.

Ai e krahasoi Zelensky-n me “mbretin e cirkut” amerikan P.T. Barnum, duke e ironizuar si figurë politike.

Sipas Financial Times, të dërguarit e Trump-it, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, i kanë dhënë presidentit ukrainas vetëm disa ditë kohë për të pranuar propozimin, i cili parashikon koncesione territoriale në këmbim të garancive të sigurisë nga SHBA-të. Trump shpreson që marrëveshja të arrihet deri në Krishtlindje.

Trump sugjeroi për Politico se Zelensky është pengesa kryesore për paqen, pasi negociatorët ukrainas sipas tij e “adhurojnë” propozimin (por nuk ka prova për këtë). Ai shtoi se është koha për zgjedhje në Ukrainë: “E përdorin luftën për të mos bërë zgjedhje, por ukrainasit duhet të zgjedhin. Ndoshta Zelensky do të fitonte, nuk e di kush do të fitonte, por nuk bëjnë zgjedhje prej kohësh, flasin për demokraci por arrin në pikën që nuk është më”.

Nga ana tjetër, Zelensky ka paralajmëruar liderët europianë se amerikanët po i shtyjnë drejt pranimit të kërkesave ruse për Donbasin, duke e cilësuar këtë si presion të papranueshëm.

Reagimet në Europë kanë qenë të forta. Kancelari gjerman Friedrich Merz e cilësoi strategjinë amerikane për sigurinë si pjesërisht të kuptueshme, por në disa aspekte të papranueshme. Ndërsa presidenti i Këshillit Europian, António Costa, deklaroi se BE do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën pa lëkundje dhe nuk do të përsërisë gabimin e Afganistanit.

Trump, megjithëse kritik ndaj Europës, tha se ruan miqësi me disa liderë si Viktor Orbán dhe Recep Tayyip Erdogan, duke nënvizuar se dëshiron një Europë të fortë, por pa vizion për ta qeverisur. Ai shtoi se NATO e quan “daddy” (babai), ndërsa për ekonominë amerikane i dha vetes notën “A+++++”, duke mbrojtur politikat e tij si të suksesshme për investimet.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tritoli ndaj biznesit, detaje nga ngjarja në Shkodër: Çfarë deklaroi pronari

Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi me tritol...

Begaj në 50-vjetorin e ASHAK: Busull e mendimit shkencor dhe ruajtjes së vlerave kombëtare

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë sot në...

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun...