Trump, i ashpër me Kievin: Nuk i kanë ftuar asnjëherë

Më datë:

Presidenti amerikan Donald Trump ashpërson tonet ndaj kreut të shtetit ukrainas, i cili shprehu zhgënjim që nuk u ftua për të qenë pjesë e takimit të Riadit mes kryediplomatëve të Uashingtonit dhe Moskës, që i dha “start” bisedimeve për fundin e luftës.

“Jam shumë i zhgënjyer të dëgjoj se ata qenkan mërzitur se nuk i ftuam. Nuk i kanë ftuar për 3 vite me radhë dhe shumë kohë më parë kur kjo çështje mund të zgjidhej shumë më kollaj dhe kur mund të shmangeshin kaq shumë humbje jetësh dhe shkatërrime”, tha Trump.

Trump nuk e kundërshtoi propozimin e diskutuar në samitin urgjent të liderëve të disa vendeve europiane në Paris për dërgimin e paqeruajtësve në Ukrainë pas arritjes së marrëveshjes së paqes.

“Nëse duan t’a bëjnë le ta bëjnë, nëse mendojnë se është gjëja e duhur. Nuk do ta kundërshtoj”, shprehet Trump.

E teksa presidenti francez Emmanuel Macron ka thirrur një samit të dytë urgjent në Paris, këtë të mërkurë me krerët e vendeve që nuk ishin të pranishëm në atë të së Hënës dhe Kanadasë, në Kiev mbërriti këtë paradite, i dërguari i posaçëm i presidentit Trump për Ukrainën, Keith Kellog. Ai do të takohet me Volodymyr Zelenskyn, me të cilin pritet të bisedojë për procesin e paqes të nisur në Riad të martën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lista Serbe thirrje komunitetit: Aplikoni për dokumente të Kosovës

 Lista Serbe ka reaguar për herë të parë pas...

Berisha: Sytë e partnerëve tanë në Evropë janë drejtuar nga opozita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndodhet në Bruksel,...

Rikuperohen rreth 35 000 euro nga një rast mashtrimi kompjuterik

Policia njoftoi sot se në vijim të hetimeve mbi...

Spahiu uron besimtarët për Fitër Bajram: Festa që na kujton vlerat më të mëdha njerëzore

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka...