15.5 C
Tirana

Trump do të largojë 1200 punonjës të CIA-s

Më datë:

Administrata e Donald Trump po planifikon shkurtime të konsiderueshme të stafit në Agjencinë Qendrore të Inteligjencës dhe agjenci të tjera të mëdha amerikane të spiunazhit.

Lajmi është bërë i ditur nga Washington Post, i cili i referohet një raporti me anë të të cilit qeveria amerikane ka informuar ligjvënësit në Capitol Hill.

Sipas këtij raporti qeveria synon të zvogëlojë stafin e CIA-s me rreth 1,200 persona gjatë viteve dhe të shkurtojë mijëra vende pune nga pjesë të tjera të shërbimeve të inteligjencës amerikane.

Lista përfshin gjithashtu Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, e cila është e specializuar në enkriptim dhe spiunazh elektronik global.

Shkurtimet e stafit do të kryhen gjatë disa viteve, pjesërisht nëpërmjet një uljeje të shkallës së punësimeve në krahasim me largimet.

Ky projekt specifik nuk është përfshirë në planin përkatës të shkurtimeve të Agjencisë DOGE të SHBA-së, e cila drejtohet nga miliarderi Elon Musk me qëllim ristrukturimin rrënjësor të qeverisë federale.

Që kur mori detyrën në janar, Trump dhe miliarder Elon Musk kanë ndërmarrë një fushatë për uljen e kostove që ka rezultuar në largimin e mbi 200,000 punonjësve federalë.

Ndërkohë Administrata e Presidentit Trump, ka propozuar gjithashtu një shkurtim prej 163 miliardë dollarësh në buxhetin federal, i cili do të ulë ndjeshëm shpenzimet për arsim, strehim dhe kërkime mjekësore vitin e ardhshëm.

Buxheti i propozuar do të rrisë shpenzimet për sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen me gati 65%.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sekuestrohen pasuritë e tre personave dhe kompanive të tyre

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e tre shtetasve...

Kosova ndalon importin e shpendëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

Kosova e ka ndaluar përkohësisht importin e shpendëve të...

Tabaku: Nevojitet skemë e plotë pensionesh, trajtim me dinjitet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se...