Trudeau dyshon mbi pretendimet e Iranit: Nëse ishte vërtet një aksident, duhet të provohet

Më datë:

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, hedh dyshime mbi pretendimet e Iranit se aksidentalisht goditi avionin urkranias të mërkurën.

“Unë jam, natyrisht, i indinjuar dhe i tërbuar”, tha Trudeau për rrëzimin, i cili vrau 57 kanadezë, raporton “Daily Mail”.

Irani pretendoi se një operator raketash hapi zjarr ndaj Boeing 737 sepse komunikimet e tij u bllokuan dhe ai mendoi se kishte vetëm 10 sekonda për të reaguar, ka thënë një komandant i Gardës Revolucionare.

Gjeneral brigade Amirali Hajizadeh, komandanti i hapësirës ajrore të Gardës, tha të shtunën se operatori gaboi me avionin e Ukrainës, duke e ngatërruar me një raketë të SHBA, si përgjigje ndaj sulmeve raketore balistike iraniane dhe për këtë arsye, ai mori vendimin nëse duhet të hapte zjarr apo jo.

“Unë do të kisha vdekur dhe nuk do ta kisha parë një incident të tillë,” tha Hajizadeh në një konferencë shtypi. Ai pretendoi se ishte bërë një ‘kërkesë për të pastruar qiellin nga fluturimet civile në atë kohë, por kjo nuk ndodhi për shkak të rezervave’.

Trudeau tha se përplasja është ‘një çështje jashtëzakonisht serioze’.

“Kanada dhe bota kanë ende shumë pyetje,” tha ai në një konferencë shtypi në Otava. ‘Pyetjeve që duhet të përgjigjen’.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti, Hamza dhe Abdixhiku hapin zyrtarisht fushatën elektorale

Partitë politike në Kosovë nisën zyrtarisht fushatën elektorale për...

Zelensky: Rreziku nga Rusia po rritet për vendet evropiane

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka paralajmëruar se informacionet e...

PD: ADS ngrihet mbi katër shtylla korruptive

Partia Demokratike, reagoi sot në lidhje me krijimin e...

Ibrahimaj: 600 miliardë lekë kursime nga transformimi digjital, ADS hap fazën e re të inovacionit teknologjik

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë...