6.5 C
Tirana

Artan Fuga: Shtatë ekulibra të rinj në Kodin Zgjedhor nëse duam pushtet legjitim!

Më datë:

Nga Artan Fuga

Shtatë ekulibra të rinj në Kodin Zgjedhor nëse duam pushtet legjitim!

Sipas përfundimeve në librin tim “Shoqëria Periferike”.

Pushteti i sotëm dhe prej vitesh nuk është legjitim. Me kodin zgjedhor që kemi sot pushteti nuk del nga populli, pra nuk ka sovranitet. Zgjedhjet janë me lista, të imponuara nga kryetarët e partive, me votim të pabarabartë dhe jo të drejtpërtdrejtë, me deputetë që as ua bën qejfi qeder për elektoratin, që pasi e marrin pushtetin e përdorin për interesat e tyre, për paratë e tyre, për bizneset e tyre, për partitë e tyre!

Ky pushtet veç të tjerash, duke u mbledhur në një ose disa njerëz rrezikon sovranitetin dhe sigurinë e vendit duke e hedhur Shqipërinë sa nga deti i kuq, në detin e veriut, sa nga fushat e hashashit në tespijet e efendijve, duke e vënë në qendër të të gjitha cikloneve botërore.

Edhe pula nuk ka edhe bën ishshsh!
Jemi edhe dhi e zgjebosur edhe bishtin përpjetë!

As na pranon njeri në fshat, duam edhe gocën e priftit për grua!
Për inat të vjehrrës flemë me mullixhiun!

Sikurse jam përpjekur të tregoj te libri im “Shoqëria Piramidale”, një pushtet i shkëputur nga vendimmarrja popullore dhe nga elektorati, pa struktura pushteti, e mbledhur në pak duar, më pak se byroja politike e diktaturës, e bën vendin të ndodhet në pozita qesharake, përshembul; të drejtojë OSBE ku anëtarë janë vende që na përplasën derën në fytyrë kur pretendonim të hynim në negociata integruese në BE me propagandë, provokime, ultimatume!

Tallet bota me ne!

Cilat janë ekuilibrat që duhen rregulluar nëse duam të nisim të dalim nga kjo gjendje e një pushteti pa legjitimitet?

E para, kandidatët për deputet, pra edhe deputetët, duhet të dalin nga një ekulibër kompetencash midis kryetarëve të partive politike, militantëve të bazës të partive politike dhe elektoratit të gjerë. Tani qytetarët nuk kanë asnjë ndikim në nxjerrjen e deputetëve.

E dyta, deputetët duhet të ekulibrojnë statusin e tyre duke ekulibruar të qënurit të pavarur, varësinë nga partitë politike, dhe vartësinë nga zgjedhësit. Tani ata janë në varësi vetëm të partive politike.

E treta, deputeti duhet të ekuilibrojë të qenurit si individ i zgjedhur dhe me mandat dhe të qenurit pjestar i një grupi partiak deputetësh. Sot deputeti nuk ka asnjë individualitet, ai ngre dorën si i thotë kryetari i partisë ose ndonjë pushtet okult.

E katërta, duhet të vendosen ekulibra të tjera dhe barazi shansesh midis partive që kanë më shumë vende deputetësh në Kuvend dhe atyre që kanë pak vende. Tani partitë e mëdha marrin pjesën e luanit si buxhete publike në zgjedhje.

E pesta, një barazi shansesh midis kandidatëve të partive që janë të përfaqësuara në Kuvend dhe partive jashtëparlamentare. Sot partitë e reja nuk mund të përfaqësohen sepse askush nuk i lejon të bëjnë garë elektorale të barabartë me partitë parlamentare.

E gjashta, ka nevojë që kandidatët e pavarur të kenë shanse të barabarta në fushatë elektorale si edhe përfaqësuesit e partive politike. Sot një kandidat i pavarur ose përfaqësues i një grupi qytetarësh as ka shanse kurrë të votohet sepse i duhet të plotësojë si Herkuli sfidat e vendosura, pra të vrasi qiklopin.

E shtata, të krijohen ekuilbra të duhura midis kandidatëve që janë njerëz pa poste dhe kandidatëve që kanë poste administrative. Kryeministri, ministrat, drejtorët që kandidojnë të heqin dorë nga veturat, policët, postet ekzekutive dhe po të duan të shkojnë me tren, me gomar ose në këmbë në zonat elektorale për t’i mbushur mendjen elektoratit. Veç kryeministrit, të cilit duhet t’i kufizohen të gjitha kompetencat në fushatë elektorale, përgjatë atij muaji të gjithë ministrat dhe drejtorët duhet t’i lënë përfundimisht postet e tyre.

Pa këto ekulibra të rinj, pushteti humb cdo legjitimitet dhe rrezikon të bëhet si një keqbërës që me revolver në dorë detyron qytetarët të bëjnë çfarë thotë ai. Këtë nuk e them unë, por filozofi themelues i filozofisë të së drejtë Hart.

Pa këto ekulibra është e kotë të votojmë! Pa këto ekuilibra Shqipëria është në rrezik!

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shkatërrimi i kanalit të ujit në Zubin Potok, arrestohet dhe një tjetër person

Polica e Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar...

Shefi i OKB: Situata në Gaza apokaliptike

Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë...

Plagosi 41-vjeçarin me thikë në Vlorë, momenti kur autori vihet në pranga 

Policia e Vlorës ka vënë në pranga 51-vjeçarin Abaz...