Tritol në Shkodër, zbulohet objektivi i dyshuar i atentatit

Më datë:

Një sasi lënde plasëse, që dyshohet të jetë tritol, është gjetur e pashpërthyer mbrëmjen e kaluar në qytetin e Shkodrës.

Lënda plasëse është konstatuar në portën e jashtme të banesës së Emiljan Gjonajt, në lagjen “Mark Lula”.

Pas konstatimit të saj, është njoftuar policia, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke marrë masat e nevojshme të sigurisë.

Zona është vënë nën kontroll, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe ekspertët xhenierë për trajtimin e lëndës plasëse, me qëllim shmangien e çdo rreziku për banorët dhe personat që ndodheshin pranë objektit.

Shtetasi Emiljan Gjonaj, sipas burimeve nga vendngjarja, merret me ndërtim. Aktualisht, në lagjen “Mark Lula” po ndërtohet një pallat nga ana e tij dhe ekzistojnë dyshime se ngjarja mund të lidhet pikërisht me aktivitetin e ndërtimit.

Fakti që lënda plasëse nuk ka shpërthyer ka shmangur pasoja të mundshme, ndërsa mbetet për t’u zbardhur se si është vendosur ajo në portën e jashtme të banesës dhe kush fshihet pas këtij veprimi.

Policia po heton rrethanat e ngjarjes, ndërsa një nga pistat që po verifikohet është edhe ajo e vendosjes së lëndës plasëse si formë kërcënimi. Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, të cilët ende nuk janë zbuluar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Presidenti Begaj: BE-ja duhet të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës, drejtësi e paanshme në Hagë

Në nisje të punimeve të Samitit të Procesit të...

Operacioni “Siguria”, sekuestrohen 6 armë e municion luftarak në Lushnjë e Fier

https://www.facebook.com/watch/?v=40169754379338795 Policia e Fierit njoftoi sot se finalizoi tri faza...

Kosova kërkon trajtim të barabartë në procesin e integrimit europian

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka marrë...

Ukraina ashpërson qëndrimin ndaj Rusisë, Zelensky: Anijet që transportojnë armë janë objektiva

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbrojtur sulmet e Ukrainës...