12.5 C
Tirana

Tritol banesës së 47-vjeçarit në Laprakë, arrestohet i riu.

Më datë:

Zbardhet në kohë rekord ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Tahir Sinani”, ku shpërtheu një sasi lënde eksplozive në derën e jashtme të banesës së shtetasit Gjergj Llazi.

Policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes, i cili ka pranuar dhe autorësinë e krimit. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për 26-vjeçarin Engjell Myslimi.

NJOFTIMI I POLICISE
Pas një pune intensive, profesionale dhe hetimore u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Vihet në pranga 26-vjeçari. Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Tahir Sinani”, në derën e jashtme të banesës së shtetasit Gj. Ll., ku shpërtheu një sasi lënde plasëse duke shkaktuar dëme materiale, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 vijuan punën intensive për zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve profesionale dhe punës intensive të pandërprerë hetimore të bërë nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar E. M., 26 vjeç, banues në Tiranë.

26-vjeçari ka pranuar autorësinë dhe është shprehur se shkaku i vendosjes së lëndës eksplozive ka qenë një konflikt që ai kishte patur me djalin e të zotit të banesës.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...