Boris Johnson dhe fotografia me djalin e tij Wilfred, ‘Shumë i madh për të qënë aq i vogël…’

Në Britaninë e Madhe prej disa ditësh është duke u përhapur, kryesisht në mediat sociale,  një teori konspirative ecila ka të bëjë me Wilfred, djalin çiftit Boris Johnson dhe Carrie Symonds. Si të gjitha teoritë e këtij lloji bëjnë për të qeshur, ndryshe nuk do të quheshin të tilla…

Për çfarë bëhet fjalë?

Të shtunën e kaluar ‘DoWning Street’ publikoi një foto të Boris me partneren e tij, e cila mban në krah djalin e tyre të vogël. Por shumë kanë vërejtur që Wilfred i vogël, i cili  lindi zyrtarisht më 29 prill, duket shumë i madh për moshën e tij. Ai duket më tepër si një djalë një vjeçar dhe gjithashtu ka më shumë flokë se babai i tij, një tjetër gjë e pazakontë në muajt e parë të jetës së fëmijëve. Pikërisht nga këto fakte nisë dhe spekulimet…

Një foto e orkestruar në mënyrë artistike, tha dikush, në të cilin është përdorur një fëmijë “surrogat”, sepse në realitet djali i Johnson nuk ekziston.

Dikush tjetër shprehu një tezë më të moderuar. Sipas tij djali ka lindur më herët se 29 prilli dhe është mbajtur e fshehtë,  sepse Boris nuk ishte ndarë ende nga gruaja e tij e mëparshme.

Në fakt lindja e Wilfred ishte shoqëruar me disa paqartësi…Fillimisht lindja e fëmijës ishtë paralajmëruar për “në fillim të verës”, por pastaj, si për çudi, ai lindi shumë më herët, në prill. Mund të ishte edhe një lindje e parakohshme, e cila është mjaft e zakonshme, por në këtë rast (lindje e parakohshme) fëmijët janë shumë të vegjël, ndërsa në foto Wilfred duket me të vërtetë si një gjigant.

Qëkurse në kohën kur u publikua fotografia e parë, menjëherë pas lindjes, dikush kishte vërejtur se foshnja nuk dukej si një foshnjë e porsalindur dhe kishte shumë flokë. Por tani fotografia e re ka nxjerrë në dritë “komplotin”. Shumë kanë filluar edhe të analizojnë fotografinë për të gjetur mospërputhje. Gjithçka në foto duket se është arritur pas një përpunimi në Photoshop dhe jo një imazh autentik. Sidoqoftë, ka një pyetje të madhe mbi të gjitha pyetjet… pse duhet të orkestrojë Kryeministri i Britanisë së Madhe një gjë të tillë? Këtë akoma nuk e ka shpjeguar asnjë tjetër teori konspirative.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi