19.5 C
Tirana

Trajneri dhe merkato, Tare nis nga puna

Më datë:

Menjëherë pas zyrtarizimit nga Milani, Igli Tare nisi nga puna. Në mbrëmje një takim me Zlatan Ibrahimoviç, për t’i shprehur vlerësimet për trajnerin aktual Sergio Conceição.

Drejtori i ri sportiv do të takohet me teknikun, për të shqyrtuar mundësinë që ai të qëndrojë.

Gjithsesi, alternativat nuk mungojnë. Me Italianon që vendosi të vazhdojë te Bologna dhe pasiguritë për emërimin e Allegri-t, Tare ka gati listën e kandidatëve.

Përpos Roberto Mancinit, hyrja më e fundit është Thiago Motta, i cili mbylli bashkëpunimin me Juventusin.

Drejtori sportiv po punon edhe për merkaton. Në zyrën e re në Shtëpinë e Milanit, ai priti homologun e Romës, Ghisolfi për Saelemaekers, i cili ishte huazuar te verdhekuqtë.

Tare ka shënjestruar edhe Garnacho-n që pritet të largohet nga Manchester United. Synimi është ndërtimi i një skuadre protagoniste në Serie A dhe në Europë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deklaratat e politikaneve ndaj drejtësisë, Kushtetuesja: E papranueshme të vihet në dyshim autoriteti i saj

Gjykata Kushtetuese, ka dalë me një deklaratë publike, pas...

Katër vatra të murtajës në Shqipëri

Katër vatra të murtajës raportohen nga Ministria e Bujqësisë...

ZRRE zgjat afatin e KEK-ut si Furnizues i Mundësisë së Fundit për bizneset

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ia...

Dhjetëra palestinezë të vrarë teksa përpiqeshin të merrnin ndihma në Gaza

Dhjetëra persona janë vrarë teksa po përpiqeshin të merrnin...