Tragjedi në guroren e Krujës/ Shpërtheu mina, ndërron jetë një punëtor dhe plagoset një tjetër

Më datë:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në guroren e Krujës, në fshatin Kurcaj, ku një punëtor ka humbur jetën.

Sipas informacioneve të policisë mësohet se duke punuar në një gurore të licensuar, shtetasi A. J., 55 vjeç, gjatë montimit të minave elektrike, dyshohet se aksidentalisht i ka shpërthyer njëra prej tyre dhe për pasojë ka humbur jetën.

Nga shpërthimi  është plagosur edhe shtetasi G.D., 55 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për veprimeve të mëtejshme në Komisariatin e Policisë Krujë përfaqësuesin ligjor të firmës dhe një punonjës tjetër që ishte prezent në momentin e shpërthimit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Krujës vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...

Osum: Gjendet trupi i 73-vjeçares së zhdukur, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat,...