5.5 C
Tirana

Tiranë/ Lojëra fati dhe baste sportive të paligjshme, 6 në pranga! Një 17-vjeçar në hetim

Më datë:

Tiranë-Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 6 persona të cilët merreshin aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për vendosjen e baste sportive online, në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Ndërkohë do të hetohet në gjendje të lirë edhe një 17-vjeçar.”Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 6 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale:

D. F., E. B., L. Q., A. D., A. D., dhe F. C., të gjithë banues në Tiranë. Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë një 17-vjeçar dhe shtetasi E. T”, informoi sot policia.

Oficerët e policisë sekuestruan 6 celuluarë si provë materiale.

Operacioni i koduar ‘Bad spin 5’ u krye nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimim dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Materialet i kaluan prokurorisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

PD kërkesë qeverisë: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në 7 qarqe

Partia Demokratike kërkoi sot që qeveria të shpallë gjendjen...

Stamboll, përmbysen disa varka përgjatë bregdetit për shkak të stuhisë të fortë

Në rajonin Tuzla të Stambollit, disa varka të ankoruara...

Balluku në Novoselë: Duhen marrë masa para se situata të agravojë

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ndodhet në Novoselë, në një nga...